PD/Këmbanë alarmi, shifra të larta të braktisjes së shkollave nga të rinjtë

PD/Këmbanë alarmi, shifra të larta të braktisjes së shkollave nga të rinjtë

72
0
Shares

Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë nga selia blu për mediat ku në fokus të fjalës së saj, ka qënë braktisja e shkollave nga 1 në 6 të rinj.

Sipas deputetes së partisë demokratike, 133 mijë nxënës kanë braktisur shkollën. Sipas saj, kjo ndodh për shkak se Edi Rama dhe qeveria e tij kanë politizuar dhe arsimin.

Partia Demokratike ka siguruar dhe tabelat ku paraqet të dhënat të marra nga INSTAT. Sipas Instat, nga arsimi nëntë vjeçar janë larguar 57 403 nxënës, nga arsimi i mesëm janë larguar 31 875 nxënës, ndërsa në arsimin e lartë janë larguar 44 425 nxënës.

Braktisja e shkollave në 4 vjet është këmbanë alarmi për rininë, pasi as profesionistë nuk mund të bëhen dot.

Gjithashtu, partia demokratike i referohet UNICEF, ku tregohet se mësuesit nuk janë të kualifikuar për mësimdhënie për shkak se portali i mësuesit ka inflacion eurosh, ku për përgjigjen e saktë në provim ka zarfe me lekë.

Sipas deputetes, Edi Rama nuk e ka prioritet arsimin dhe rininë, por e ka më të thjeshtë të bashkëqeverisë me krimin dhe drogën.

Deputetja Albana Vokshi, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 4 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY