Korrigjimi i kufijve me Serbinë, Haradinaj: Kush luan me kufi, i bën...

Korrigjimi i kufijve me Serbinë, Haradinaj: Kush luan me kufi, i bën nder Putinit

64
0
Shares

Pak para disa orësh, përfundoi dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë serbe. Pas takimit, ka folur për mediat drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai ka thënë se në takim është diskutuar për sigurinë e qytetarëve dhe shqetësimi që marrëveshja për asociacionin nuk po zbatohet për 1 930 ditë, sipas gazetës express.

“Serbët nga Kosova do të ndjekin apelin dhe do të këshillojnë që ata të kenë marrë dje nga presidenti Vuçiq, ata nuk do të reagojnë ndaj provokimeve”është mësuar të ketë thënë ai.

Duke folur për situatën e krijuar në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar duke hedhur poshtë të gjitha mundësitë e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Në një intervistë për televizionin publik në Kosovë, ai ka mohuar çdo mundësi për  korrigjim, ndarje, e  këmbim territoresh, sepse këto çojnë në luftë të re.

”Kushdo që luan me kufi, është duke ia bërë një nder Vladimir Putinit”është shprehur kryeministri.

Nga ana tjetër, të tjera qëndrime vijnë nga ndërkombëtarët. Kombet e Bashkuara inkurajojnë Prishtinën dhe Beogradin të flasin për propozimet e bëra për ndryshim kufijsh apo territoresh.

Fahran Haq zëvendëszëdhënësi i shtypit të Sekretarit të Përgjithshëm tha i pyetur nga Deutsche Welle në New York tha, se: “Nuk kemi ndonjë deklaratë zyrtare për të bërë. Por ne përkrahim çdo lloj diskutimi midis Prishtinës dhe Beogradit, që merret me çështjen e statusit të Kosovës dhe ne inkurajojmë palët që ta diskutojnë këtë çështje”.

Nuk jemi të përfshirë në këtë fazë. Ky është një proces që drejtohet nga Bashkimi Evropian dhe ne inkurajojmë bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit për këtë çështje”, theksoi Haq.

Është kjo hera e parë që nga OKB-ja pranohet një zgjidhje e çështjes së Kosovës që mund të prekte edhe kufijtë. Deri më sot prekja e kufijve nuk ka ekzistuar si opsion zgjidhjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY