Qytetet shqiptare që thyejnë rekordin për krimet e kryera

Qytetet shqiptare që thyejnë rekordin për krimet e kryera

52
0
Shares

Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Vlora mbajnë rekordin për krimet e kryera gjatë vitit 2017.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, vitin e kaluar janë regjistruar në total 15.102 çështje penale në gjykatat shqiptare, nga të cilat 12.398 kanë përfunduar. Sipas statistikave të Ministrisë, rezulton që për vitin 2017 në shkallë vendi janë kryer 146 krime për 100.000 banorë.

Krimet zënë 52.4% të veprave penale, ndërsa kundërvajtjet 47.6% të tyre. Gjyakat kanë shpallur fajtorë 10,355 persona, të pafajshëm 443 të tjerë, ndrësa në 1,397 raste kanë pushuar çështjen.

Nga analiza e të dhënave, vihet re se 49% të të gjitha krimeve të gjykuara në vend janë ato të pasurisë dhe në sferën ekonomike, të cilat kanë pësuar një rritje krahasuar dhe me një vit më parë. Gjykatat kanë gjykuar 123 çështje për vrasje ose tentativat për vrasje, 835 raste dhune në familje, 37 rrëmbime dhe 55 përdhunime.

Një tjetër gjë që bie në sy është ulja e numrit të çështjeve penale të apeluara. Vetëm 32.5 prej tyre kanë kaluar në shkallën e dytë të gjyqësorit, dhe në shumicën e rasteve nga vetë të pandehurit dhe jo prokurori. Në krahasim me një vit më parë, numri i apelimeve është 1,152 më pak./Klan Plus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY