Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve dhe motorëve:Udhëtoni me kujdes, jeni të...

Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve dhe motorëve:Udhëtoni me kujdes, jeni të rrezikuar!

70
0
Shares

Pas shtimit të aksidenteve ditët e fundit që përkon edhe me shtimin e fluksit për shkak të turistëve, Policia Rrugore ka marrë masa shtesë për menaxhimin e situatës. Vetë drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola, u bëri apel drejtuesve të automjeteve kryesisht ata që qarkullojnë në akset që të çojnë në zonat bregdetare, që të respektojnë shpejtësinë, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të përdorin kaskën mbrojtëse.

TolaNë të gjitha Drejtoritë e Qarqeve dhe veçanërisht në zonat bregdetare, Policia Rrugore është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Tola u bëri thirrje edhe emigrantëve shqiptarë.

– Bashkatdhetarëve turistë që ndodhen me pushime në vendin tonë të marrin kohën e duhur për pushim dhe udhëtim, sidomos kur janë familjarisht në udhëtim me mjetet e tyre, të evitojnë përdorimin e pijeve alkoolike;

Policia Rrugore ka evidentuar faktin së në aksidentet me pasojë të evidentuara ditët e fundit, janë përfshirë këmbësorë – ndaj apelojmë këmbësorët:

– të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit;

– të kalojnë në vijat e bardha dhe mbikalimet, pasi edhe nga vëzhgimet e patrullave të Policisë Rrugore në rrugë urbane dhe interurbane, shumica e këmbesoreve nuk i respektojnë ose i respektojnë pjesërisht normat e sjelljes në rrugë.

Tërheqim vëmendjen e grupit të çiklomotorëve që janë të punësuar për llogari të bareve dhe restoranteve – duke kërkuar nga pronarët e subjekteve, plotësimin e kushteve për këta drejtues, kasko dhe veshje reflektuese të personalizuara konform kërkesave të legjislacionit shqiptar;

Gjatë muajit Korrik 2018, Policia Rrugore ka arrestuar 101 drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 164 drejtues automjetesh për drejtim pa leje drejtimi.

Ndëshkimet

Ndërkohë, janë ndëshkuar rreth 7 mijë drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve që gjatë fundjavës, ku fluksi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë më i shtuar në disa akse rrugore, kryesisht ato që të çojnë drejt zonave bregdetare të tregojnë kujdes, të respektojnë shpejtësinë, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimt të automjetit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të përdorin kaskën mbrojtëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY