Arrestohet mjeshtri i grabitjeve të qytetarëve në Tiranë (EMRI)

Arrestohet mjeshtri i grabitjeve të qytetarëve në Tiranë (EMRI)

183
0
Shares

Një 24-vjeçar, që kishte realizuar në Tiranë të paktën 11 vjedhje banesash e dyqanesh, është arrestuar gjatë një operacioni të forcave të Komisariatit nr.2, teksa po tentonte plaçkitjen e radhës.

I arrestuari është Elidon Alla, një hajdut serial dhe përsëritës i së njëjtës vepër penale, nga Bulqiza dhe banues në Tiranë. Për realizimin e vjedhjes së 12-të i riu kishte rrezikuar shumë, duke u ngjitur deri në katin e shtatë ku ndodhej apartamenti që kishte piketuar, përmes tubave të shkarkimit.

Por në momentin që është futur në banesën e shtetases me iniciale S.M., e cila nuk ndodhej aty në atë kohë, është përballur me forcat e Policisë që e prisnin brenda. Burimet thanë se 24- vjeçari ishte në ndjekje prej kohësh nga shërbimet e Komisariatit Nr.2, që e kishin identifikuar përmes gjurmëve të gishtave, të lëna nga pakujdesia në një prej shumë apartamenteve që kishte vjedhur.

Duke qenë se ishte arrestuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, gjurmët e tij ndodheshin në sistemin e Policisë, gjë që ka sjellë identifikimin e tij. E teksa Policia ishte vënë në ndjekje për ta arrestuar, i riu po tentonte të realizonte vjedhjen e radhës, për të cilën kësaj here dështoi, pasi u arrestua në flagrancë. Policia tha se arrestimi i tij u krye në rrugën “Sali Butka” në kryeqytet.

OPERACIONI

Shtatë apartamente, 2 dyqane, një zyrë dhe një makinë, dyshohet të ketë vjedhur i vetëm që prej muajit prill e deri dy ditë më parë 24-vjeçari Elidon Alla. Gjatë kësaj periudhe, ai kishte arritur të përvetësonte të holla, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, pa u pikasur nga askush. Por duket se në një prej vjedhjeve që kishte realizuar, kishte harruar të vinte doreza, duke lënë një gjurmë gishti.

Kaq ka mjaftuar që ai të identifikohej dhe Policia t’i vihej pas. Pas krahasimit të kësaj gjurme me ato që ndodheshin në sistem, të personave të skeduar më parë, është përputhur me atë të Elidon Allës. Ai ishte arrestuar më parë nga Policia e Fierit, më 16 korrik të vitit 2016.

Arrestimi i tij në atë kohë ishte kryer pasi shtetasi me iniciale M.D, 29 vjeç, banues në fshatin Suç, të Burrelit, e kishte denoncuar për vjedhje. Sipas kallëzimit të tij, ka qenë duke udhëtuar me të dyshuarin dhe kur kanë ndaluar për të marrë karburant në lagjen “1 Maj”, në Fier, shtetasi Elidon Alla i ka marrë 250 euro, të cilat i kishte lënë në kroskotin e mjetit dhe ishte larguar.

Të arrestuarit janë:

-Artur Marku, 21 vjeç, banues në Fushë Mëzezë, Tiranë ( i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje “).

– Ogert Skordha, 27 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

– Amarildo Jashari, 20 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”).

Si dhe u shpall në kërkim policor bashkëpunëtori tjetër, shtetasi :

– F. M., 30 vjeç, i banues në Durrës ( i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”).

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Policia e Tiranës , operacion për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Parandalohen dy raste të vjedhjes së magazinave dhe banesave ku janë arrestuar në flagrancë autorët.

Zbardhen dhe një sërë vjedhjesh (15 vjedhje), të tjera të ndodhura më parë , ku dyshohet se janë autorë , shtetasit e arrestuar.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Komisatiati i Policisë Nr. 6.

Arrestohen në total 4 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

-Artur Marku, 21 vjeç, banues në Fushë Mëzezë, Tiranë ( i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje “).

– Ogert Skordha, 27 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

– Amarildo Jashari, 20 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”).

Si dhe u shpall në kërkim policor bashkëpunëtori tjetër, shtetasi :

– F. M., 30 vjeç, i banues në Durrës ( i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në autostradën “Tiranë – Durrës”, kanë vjedhur magazinat e një kompanie në pronësi të shtetasit E. T.

Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autor edhe të 4 vjedhjeve të mëposhtme :

– Vjedhjes së ndodhur më datë 17.06.2018, ku në rrugën “Llazi Miho”, është vjedhur një motorr në pronësi të shtetasit V. K.

– Vjedhjes së ndodhur më datë 24.06.2018, ku në rrugën “Tre Dëshmorët”, është vjedhur banesa e shtetasit F. B.

– Vjedhjse së ndodhur më datë 29.06.2018, ku në rrugën “Konferenca e Pezës”, është vjedhur dyqani në pronësi të shtetasit S. Ç.

– Vjedhjes së ndodhur më datë 20.06.2018, ku në rrugën “Aleksandri i Madhi”, ku është vjedhur kabulli i energjisë elektrike.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Vjedhjes të mbetur në tentativë”, shtetasi :

– Elidon Alla, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas në rrugën “Sali Butka”, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases S. M.

Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i 11 vjedhjeve të mëposhtme :

– Vjedhjes së ndodhur më datë 02.04.2018, ku në rrugën “Grigor Heba “ është vjedhur banesa e shtetasit B. S.

-Vjedhjes së në ndodhur më datë 06.04.2018, ku në rrugën “Abdyl Frashëri” shtetasit O. B. i është vjedhur zyra.

– Vjedhja së ndodhur më datë 14.04.2018, ku shtetasit E. F., është tentuar ti vidhet mjeti.

– Vjedhjes së banesës së shtetasit A. B., më datë 15.04.2018

– Vjedhjes të dyqanit në pronësi të shtetasi R. V., të ndodhur më datë 22.04.2018.

-Vjedhjes së ndodhur më datë 26.04.2018 ku janë marrë një shumë të hollash.

-Vjedhjes së banesës së shtetasit D. A., të ndodhur më datë 01.05.2018.

-Vjedhjes së banesës së shtetasit E. H., të ndodhur në datë 09.05.2018.

– Vjedhjes së banesës së shtetasit V. N., të ndodhur në datë 29.05.2018.

– Vjedhjes së dyqanit në pronësi të shtetasit B. S., të ndodhur në datë 12.06.2018.

-Vjedhjes së banesës së shtetasit K. K. të ndodhur në datë 17.06.2018.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 134 dhe 22 Kodit Penal./Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY