Vrasja e shqiptarit në Itali, mesazhet prekëse të miqve:Do na mungosh, vrasësit...

Vrasja e shqiptarit në Itali, mesazhet prekëse të miqve:Do na mungosh, vrasësit do ta paguajnë

155
0
Shares

Miqtë e shqiptarit Viktor Picaku që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Corato, Bari, kanë postuar një sërë mesazhesh pas humbjes së 23-vjeçarit.

Në rrjetet sociale ata e kanë përshkruar Viktorin si një mik të mirë, ndërsa nuk kanë munguar kërcënimet për autorët e krimit që i mori jetën të riut shqiptar.

“Të njihja prej pak kohësh por e ndieja se ishe një person i mrekullueshëm, tani me siguri ndodhesh në një vend më të mirë se i yni, pusho në paqe miku im”, shkruan një prej miqve.

Por aq sa kuptohet nga rrjetet sociale, 23-vjeçari pjesën më të madhe të miqve e kishte italianë, e pikërisht ata i kanë dhënë lamtumirën në rrjetet sociale duke e kujtuar mikun e tyre me mesazhe prekëse.

“Vëlla, pusho në paqe, do të jesh përgjithmonë në zemrën time, pa fjalë vëlla”, shkruan një tjetër mik i Viktorit.

 

“Do ta paguani”, shkruan një shoqe e viktimës, duke kërcënuar autorët.//BWeb

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY