Nuk ktheu makinën që mori me qira, arrestohet pas 3 muajsh 31...

Nuk ktheu makinën që mori me qira, arrestohet pas 3 muajsh 31 vjecari nga Tirana

80
0
Shares

Policia e Tiranës arrestoi një shtetas të shpallur në kërkim policor për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”.

Në pranga u vu Albert Ibraliu, 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Për 31-vjeçarin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte vendosur masën  sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”, pasi ky shtetas më datë 23.04.2018, duke paraqitur një dokument identifikimi me gjeneralitete të rreme, ka marrë me qera një mjet tip “BMË”, në kompaninë e shtetasit Sh. B., dhe pasi ka mbaruar afati kohor i marrjes me qera, nuk ia ka kthyer më mjetin kompanisë, tha policia. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY