Kryeministri Rama tregon për ndryshimet në qeveri

Kryeministri Rama tregon për ndryshimet në qeveri

76
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se shtatori mund të sjellë ndryshime në kabinetin qeveritar, sot gjatë një interviste për emisionin ‘Përballë’ në RTSH.

‘Ne kemi futur një sistem të ri të performancës të ministrave dhe zv.ministrave. Kjo po shtrihet edhe në agjencitë e tjera të administratës. Për gjithsecilin ka objektiva dhe parametra.

Para disa ditësh ne kemi bërë disa analiza. Kemi edhe disa analiza që duhet t’i bëjmë në gusht ndërsa në fund të gushtit do të bëjmë një bilanc. Pastaj do të shohim se si do të hyjmë në shtator.

Ju kujtoj se në shtator është nisim një reformë të madhe në administratë me bashkimin në një institucion të vetëm të AULIZNI-t, hipotekave dhe agjencisë së pronave.

Pastaj kemi edhe zgjedhjet lokale fitimtare sepse ne nuk hyjmë në zgjedhje për gjë tjetër. Kështu që sa i takon kabinetit do të shohim’,- tha Kryeministri Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY