Rrefehet autori:”Mora 5 mijë euro për të vënë tritol, jam i pa...

Rrefehet autori:”Mora 5 mijë euro për të vënë tritol, jam i pa punë nuk kam asnjë të ardhur”

45
0
Shares

“Mora 5 mijë euro për të vënë tritol. Pranoj autorësinë e vendosjes së lëndës eksplozive. Jam i pa punë nuk kam asnjë të ardhur. Kisha nevojë për para prandaj e bëra”, kanë qenë këto fjalët e të riut Vilson Brahaj, që u arrestua sot nga policia. Ndërsa më tej ai ka treguar se ku e ka blerë lëndën plasëse që më pas e vendosi në banesën e Dacit: Tritolin e kam blerë në Fushë-Krujë. “Nuk kam asgjë më Xhelal Dacin, e bërë vetëm se më duheshin paratë. Të atin e Gazmir Dacit e njoh se jetojë në Kamzë.”, mësohet të ketë thënë ai më tej.

Policia e Shtetit njoftoi sot Komisariati Numër 5 Kamëz, në bashkëpunim me Policinë Tiranë, pas një punë profesionale si dhe bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa”, ku është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 27.07.2018, në rrugën “Martin Camaj” Bathore, ku në banesën e shtetasit Xh.D., është vendosur lëndë shpërthyese, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY