INTERVISTA/ Djali i Mehmet Shehut, në dilemë për qeverisjen e Ramës

INTERVISTA/ Djali i Mehmet Shehut, në dilemë për qeverisjen e Ramës

138
0
Shares

Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ka treguar historinë e jetës së tij që lidhet sa me Bllokun në kryeqyetet aq edhe me kohën që ka kaluar në burg.

I pyetur se çfarë mendim ka për sloganin e Partisë Socialiste “Rilindje” me të cilin kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet, u shpreh se sa herë që vjen në Tiranë vë re një ndryshim për mirë, por nuk është e njëjta gjë kur bisedon me njerëzit.

Eni Vasili: Çfarë mendimi keni për “Rilindjen”?

Bashkim Shehu: Që në fillim kur erdhi në pushtet nuk mendova që do ketë rilindje. Nuk e kam ndjekur dhe e ka të vështirë të gjykoj, por kur vij në Tiranë më duket më mirë. Ndërsa kur bisedoj me njerëzit është tjetër gjë.

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili se në cilën nga këto dy botë është ndier më i lirë, edhe pse mund të duket paradoksale ai u shpreh se në burg është ndier më i lirë.

Liria si koncept i të drejtave të njeriut. Liria e brendshme në raport me veten tënde. Do thoja që në atë kohë nuk ekziston asnjë liri përveç asaj të brendshmes me veten tënde. Liria është kjo që ke brenda vetes dhe mund të jetë e rrezikshme. Liria e brendshme është e vetmja që ekziston në një sistem totalitar. Dhe kam pasur më shumë në burg se sa në Bllok. Në burg mendon më kthjellët nga bisedat që bëja me bashkëvujatësit e mij duke gjykuar nga ai më bënte të kuptoja më mirë. Censura në burg ishte më e pakët se censura jashtë. Në burg kontrolli ishte dhe ishin më pak të sofistikuar gardianët se sa ata jashtë. Në burg nuk hynte në mjetet specifike të të shkruarit të letërsisë,” tha Shehu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY