Cfarë krize të madhe nxori në shesh kriza e vogël e teatrit?Një...

Cfarë krize të madhe nxori në shesh kriza e vogël e teatrit?Një pickim i vogël!

92
0
Shares

Nga Artan Fuga:

Kriza e ndërtesës së Teatrit nxori në shesh njëmijë probleme dhe një krizë ende më të madhe, atë sesi menaxhohen proceset sociale dhe kulturore e urbane në Shqipëri. Kriza e vërtetë është këtu, nuk është te vrimat në murin e vjetër anësor të ndërtesës aq të çmuar të teatrit.

Sa vetë në fakt, realisht vendosin për një çështje kaq madhore sikurse është ajo e urbanizimit të asaj pjese qendrore të kryeqytetit? Nuk besoj më shumë se dy ose tre veta. Pra, ne jemi në një pikë çentralizimi vendim-marrjesh që është vertikal, subjektiv, arbitrar.

Cili është raporti midis pushtetit qendror dhe pushtetit lokal që ka sjellë e ashtuquajtura reformë e territorit, por që ka pas ekzzistuar si e tillë edhe para vitit 2013? Në vendimmarrje a ka një lloj autonomie pushteti lokal apo është shtojcë e atij qendror? Këshilltarët e bashkive janë apo jo thjesht militantê partiakë që i heq ddhe i ve hierarkia partiake në qendër?

Përse qytetarëve u mohohet referenddumi lokal që mund të ishte një zgjidhje fantastike për situata kur asnjë palë në debat nuk ka legjitimitetin e plotë të vendosi?

Cila është marrëdhënia midis kreut të partisë në të gjitha krahët dhe deputetëve? Si është e mundur që në çdo rast ne kemi grupe deputetësh që votojnë si kope, në grup, pa asnjë argument të personalizuar dhe pa asnjë fije pavarësie? Unë e kuptoj qê 75 deputetë mund të jenë në një mendje, por është krejt e pamundur që ata të mos kenë nuancat e tyre! Rregjim kazerme në Kuvend.

Cila është liria dhe autonomia e artit, krijimtarisë artistike, shkencës dhe politikës? Si është e mundur që drejtuesit e institucioneve publike kulturore dhe artistike kanë të tillë fuqi sa të trembin, ulin kokën, t’i bëjnë të flasin me vete, të shkruajnë lloj lloj frazash në rrjetet sociale artistët, nga ata që vetëquhen të mirë apo mediokër? Kjo vjen sepse drejtorët janë komisarë politikë dhe se nuk ka status për lirinë e krijimit. A do të ketë një reformë të vërtetë në drejtimin autonom tyë artit dhe kulturës, apo janë Lezet që i përdorin drejtuesit si leckë qëe këta të fundit trajtojnë aktorët dhe rregjorët si marangozë, që këta pastaj i japin publikut gjoja një art, por në fakt një propagandë bajate që të vjen për të vjellë?

Çfarë humbim ne si shoqëri para kuçedrës që po i jep fund jo Shqipërisë, por vetë shtetit, dhe dinjitetit të qytetarit, pra para partneritetit publik privat? Si është e mundur që shteti me ligj të bën të pasur ose të heq shanset e barabarta me një vendim arbitrar? Sa shtrenjtë po e paguajnë me hendeqe të thella, humnera, shqiptarët që disa kanë vendosur dorën në pasurit e vendit dhe të tjerët fërkojnë duart me njera tjetrën brenda xhepave bosh? Çfarë demokracie është kjo kur në duart e një grupi shumë të vogël pa asnjë meritë e provë konkurrence të ndershme mblidhen aq shumë pasuri saqë mund të blejnë gjyqtarë, nëpunësa, politikanë dhe çfarë të duan?

Cila është transparenca në këtë shoqëri kur qytetari nuk di asgjë me shifra dhe të dhëna zyratre se cilido të jetë identiteti i Tiranës, plani urbanizues i saj? I teket dikujt dhe në miting thërret se do të vendosur lokomotivën me avull në Rinas, si mjet fluturimi, dhe këtë e bën përpara rrethit të fansave të vet? Kjo është vendim-marrja në demokraci?

E çfarë se presidenti e kthen njëherë ligjin kur me të pastaj sillet si të dojë një kryetar bashkie ose edhe një grup parlameentar që i thotë: E mo çfarë ishte kjo? Një pickim i vogël? Thjesht na vonove ca ditë! Ka apo nuk ka pushtete të ndara në Shqipëri, apo luhet gjoja sikur jemi në demokraci?

Çfarë i bën artistët të nënshkruajnë peticione që i shkojnë për shtat pushtetit? Deri ku ka arritur dinjiteti i përkëmbur i shqiptarit që të quajë peticion në fakt një vullnet pushtetar! Çfarë i kërkojmë shqiptarit të mos shesi votën kur shiten në grrup dhjetra, qindra, mijra individë që nënshkruajnë peticione që u serviren të gatshme? Peticion është ky kur një pushtet i bie një tjetri me çomangen e një liste me firma? Qesharake por e trishtët sepse tregon deri ku na ka vajtur dinjiteti.

Si është e mund ur që opozita nuk gjen asnjë zgjidhje veçse propozimit që kur të vijë në pushtet do të përdori tritolin kundër objekteve në vend të çbëjë gjithshka institucionale që i prodhon ato objekte? Pse opozitën e tritolit duam ne? Kompleksi i Rozafës na ka mbërthyer për fyti. Kështu do të vazhdohet?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY