Shaqiri takon tifozët dhe surprizohet nga flamuri shqiptar, sonte ndeshja e parë...

Shaqiri takon tifozët dhe surprizohet nga flamuri shqiptar, sonte ndeshja e parë me Liverpoolin

140
0
Shares

Xherdan Shaqiri ka kryer pushimet pas Kampionatit Botëror Rusia 2018. Ylli nga Kosova menjëherë iu ka bashkuar Liverpoolit në stërvitje e turneut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjilanasi është pritur shumë mirë nga tifozët e The Reds, të cilët po e presin shpërthimin e tij. Faqja zyrtare e Liverpoolit ka shkruar se Shaqiri pritet ta bëjë debutimin e tij në ndeshjen miqësore ndaj Manchester United, e cila do të zhvillohet sonte nga ora 23:05 në SHBA.

Në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Unitedin, Xherdani është takuar me tifozë të Liverpoolit.

Disa tifozë shqiptarë kanë ndjekur stërvitjen e Liverpoolit, ndërsa pas përfundimit të saj Xherdani është afruar t’i përshëndesë.

Nuk kanë munguar fotot e Xherdanit me tifozët shqiptarë, ndërsa ai nuk ka hezituar të jap nënshkrimin e tij në flamurin kuq e zi të shqiptarëve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY