U akuzua nga Luan Rama, reagon Ndrenika:”More Luan më dole dez INFORMATOR”

U akuzua nga Luan Rama, reagon Ndrenika:”More Luan më dole dez INFORMATOR”

153
0
Shares

Mëngjesin e sotëm zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama në një shkrim postuar në facebook kritikonte  qasjen e aktorëve për ndërtimin e teatrit të ri Kombëtar.

Ai përmend dhe Robert Ndrenikën në lidhje me kërkesën e bërë  të kryesuar nga ky i fundit për ta shpallur vendin ku ndodhet teatri monument kulture dhe ndërtimin e një teatri të ri Kombëtar.

“E sot, më duhet ta pyes mikun tim “Artist të Popullit”, pra Robert Ndrenikën, e jo të tjerët pas tij në fakt: a është ende i bindjes “Kjo është tokë e shenjtë !” për atë hapsirë të kryeqytetit ku gjendet Teatri Kombëtar? A i qëndron ende Robert Ndrenika kërkesës së nënshkruar prej tij në krye të rendit në një listë bashkë me ca të tjerë, se ajo pjesë e Tiranës historike duhet të shpallet zonë monument kulture?
Sepse, këtë historinë e teatrit dhe refrenin “të prishet – të mos prishet” e kemi diskutuar shumë herë edhe bashkë, e prej tij dhe, edhe për të, unë e mbështeta kërkesën e tyre, prej tij e për të e kundërshtova e vazhdoj t’a kundërshtoj prishjen zonës “monument kulture”, të asaj gjurmë qyteti që vjen prej tetëdhjetë vjetësh, si shenjë dhe histori e një epoke!
Të prishet apo të mos prishet? Në fakt kjo nuk është çështja! “

Në kundër përgjigje aktori i madh, Robert Ndrenika nëpërmjet një statusi në facebook e cilëson Luan Ramën një dezinformator të opinionit publik.

“More ti, Luan Rama (i LSI-së) mendoja që je “INFORMATOR”, por nuk ma priste fiqiri se më dole “dez INFORMATOR”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY