LAJMI I FUNDIT/ Qellohet me arme zjarri te tregu elektrik, policia tregon...

LAJMI I FUNDIT/ Qellohet me arme zjarri te tregu elektrik, policia tregon ngjarjen

111
0
Shares

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja është regjistruar tek zona e Tregut Elektrik, në rrugën “Petri Nini Luarasi”.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk ka gjetur asnjë gëzojë.

Dyshohet se një person ka qëlluar me armë në ajër pas një konflikti.

Aktualisht forcat e rendit po vijojnë hetimet për identifikimin e autorit.

Informacion paraprak

Më datë 26.07.2018, rreth orës 09:26, në rrugën “Vath Koreshi”, shtetasi me iniciale K. K., për shkak të një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë zhurmuese, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Në vendgjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të qitura nga pistoletë zhurmuese.

Po punohet për kapjen e shtetasit K. K., dhe sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY