Rinasi ‘vjedh’ shqiptarët, tarifat nuk janë rishikuar që prej vitit 2005

Rinasi ‘vjedh’ shqiptarët, tarifat nuk janë rishikuar që prej vitit 2005

111
0
Shares

Aeroporti i Rinasit është shndërruar në një ndër aeroportet më të shtrenjta në rajon dhe jo vetëm, duke marrë në konsideratë dhe kapacitetin ekonomik të shqiptarëve.

Këtu flitet për çmimet e larta të biletave drejt destinacioneve që kryesisht shqiptarët zgjedhin si  nga Italia, Londra apo Gjermania.

Nëse zgjedh të udhëtosh nga aeroporti i Rinasit, çmimi i biletës pa të drejtë kthimi shkon mbi 200 euro për person, apo rreth 400 euro për një biletë vajtje-ardhje, gjithmonë për fluturimet  “Economy Class”.

Për këtë arsye dhe shumë udhëtarë janë ankuar duke zgjedhur të udhëtojnë nga aeroportet e vendeve fqinjeve.

Burime zyrtare nga Autoriteti i Konkurrencës, bëjnë të ditur se është shprehur me një vendim për rivlerësimin e kontratës koncesionare për Aeroportin Nënë Tereza dhe në përfundim të vlerësimit, komisioni i konkurencës ka dhënë rekomandimet përkatëse.

Sipas Cna.al, Autoriteti i Konkurrencës, lidhur me këtë problamatikë, thekson se “Nga rivlerësimi rezulton se tarifat e Aeroportit Nënë Tereza nuk janë të rishikuara nga Operatori Shtetëror i Autorizimit që nga viti 2005”.

Nisur nga kjo, Autoriteti i Konkurencës i ka rekomanduar Këshillit të Ministrave që t’i kërkojë Operatorit Shtetëror të Autorizimit, i cili përfaqësohet nga dy ministra, ai i Energjitikës dhe ai i Ekonomisë dhe Financës, të realizojnë rishikimin e tarifave siç parashikon kontrata koncesionare.

Po ashtu mësohet se burimi thekson se “është dërguar edhe edhe në Kuvendin e Shqipërisë për t’u mbështetur nga Komisioni i Ekonomisë dhe  Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese për të detyruar Operatorin Shtetëror të Autorizimit që të realizojë këtë rishikim tarifash për Aeroportin Nënë Tereza.”.

Autoriteti i Konkurencës pranon faktin që kompania koncesionare e Rinasit është monopol në këtë treg, por thekson se  “në momentin që ka dhënë lejen për të hyrë një aeroport tjetër, që është ai i Kukësit apo i Vlorës, ekskluziviteti i tij që nga momenti që bëhet fluturimi i parë, i bie, pra bie monopoli.”

Kjo do të thotë që derisa Aeroporti i Vlorës ose ai Kukësit do të jenë funksional, kompania konçesionare e Rinasit, do të vijojë të “rrjepë” xhepat e shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY