Basha ngushëllon familjet e viktimave në Greqi, ka një kërkesë për qeverinë

Basha ngushëllon familjet e viktimave në Greqi, ka një kërkesë për qeverinë

76
0
Shares

Pas zjarreve masive në  Atikën Lindore, ku rreth 60 persona humbën jetën tragjikisht dhe  170 të tjerë kanë mbetur të plagosur me dëmtime serioze nga djegia, vjen dhe reagimi i menjëhershëm i kryetarit të partisë demokratike Lulëzim Basha.

Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave duke shkruar në rrjetin e tij social facebook.

Basha nuk ka harruar të theksojë faktin se qeveria shqiptare duhet të ofrojë menjëherë çdo ndihmë të mundshme në formë solidariteti për vendin fqinjë, por edhe në shenjë përgjegjësie ndaj bashkatdhetarëve që janë goditur nga kjo tragjedi.

Reagimi i plotë:

 Lajmet tronditëse nga tragjedia që ka goditur sot Athinën na kanë mbushur me hidhërim. Ngushëllime për familjet e viktimave. Lutemi që drama të ndalet këtu e të mos rritet më shumë.

Qeveria shqiptare duhet të ofrojë menjëherë çdo ndihmë të mundshme në solidaritet me fqinjët tanë por edhe në shenjë përgjegjësie ndaj bashkatdhetarëve tanë që janë goditur nga kjo tragjedi.

Në këto orë të vështira mendimet dhe lutjet e mija janë për të mbijetuarit, të lënduarit dhe të afërmit e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY