Akuzat/Goditën rëndë ekonominë e shtetit, shkojnë në rigjykim ish-administratorët e Vllaznisë

Akuzat/Goditën rëndë ekonominë e shtetit, shkojnë në rigjykim ish-administratorët e Vllaznisë

81
0
Shares

Prokuroria në Shkodër dërgoi për gjykim duke i marrë të pandehur ish-administratorët e klubit të futbollit “Vllaznia” sh.a dhe financierin e këtij klubi.

Ata janë nën akuzën e shpërdorim detyre, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe shpërdorim i fondeve publike duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik  afro 30 000 000 lekësh.

Fatos Gjyrezi, administrator i shoqërisë nga data 1 shtator 2012 deri në datën 12 gusht 2014, Neritan Kalamishi, administrator i shoqërisë nga data 12 gusht 2014 deri në datën 8 janar 2016 dhe Denis Fani financier i shoqërisë janë personat që po procedohen penalisht.

Ata kanë punësuar më shumë lojtarë se sa numri i lojtarëve të federuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për sezonin përkatës futbollistik duke trajtuar të gjithë lojtarët si dhe antarët e tjerë të klubit si psh: trajnerët apo mjekët me kontratë shërbimi dhe jo me kontrata punë.

Kjo ka sjellë si pasojë mos pagimin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në dobi të buxhetit të shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY