Policia bën ‘bingo’ në rotondon e Fierit, kap mijëra euro

Policia bën ‘bingo’ në rotondon e Fierit, kap mijëra euro

191
0
Shares

Policët nuk e kishin menduar se kishin qëlluar si në bingo ndërsa i kanë kërkuar një benzi të ndalonte për kontroll. Fill pas kërkesës së policëve, shoferi është shqetësuar dhe ka vijuar me shpëjtësi rrugën. Por policia e ka ndjekur dhe kur ka kontrolluar makinën ka gjetur plot 30 mijë euro.

Detajet e plota të operacionit:

Nuk i bindet urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar, ndiqet dhe kapet nga patrulla e policisë.

Në mjet i gjenden dhe i sekuestrohen 30450 euro.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u procedua penalisht shtetasi:

  • K.B, 37 vjeç, banues në Fier.

Në datën 21.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në vendin e quajtur “Rotondo e Kryqëzimit të Parkut”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë në pikë kontrolli dhe mbasi është ndjekur e ndaluar nga shërbimet e policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30450 euro, për të cilat nuk dha spjegim për origjinën e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 287 e 242 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY