Pagesa e kësteve, ndryshon ligji për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve

Pagesa e kësteve, ndryshon ligji për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve

178
0
Shares

Qeveria ka vendosur që të bëjë disa ndërhyrje në ligjin “Për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë” duke përcaktuar një ndarje të re për disa kategori të veçanta.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë duket se është ende duke finalizuar draftin që do të bëhet publik por ka bërë me dije paraprakisht se qëllimi i ndryshimeve lidhet me mundësimin e të drejtës ligjore që gëzojnë ish të përndjekurit e regjimit komunist, të cilët janë ende në jetë dhe bëjnë pjesë në kategorinë parësore, të përfitojnë gjithë shumën e miratuar të dëmshpërblimit financiar, sipas parashikimeve të kuadrit ligjor në fuqi.

“Gjithashtu, nëpërmjet këtij projekt akti, synohet edhe përshpejtimi i procesit të dëmshpërblimit financiar për familjarët e viktimave të burgosura, ekzekutuara dhe të internuara. Ashtu sikurse ligjet e mëparshme amenduese të ligjit nr. 9831/2007, të ndryshuar, edhe ky projektligj synon përmbylljen e procesit të dëmshpërblimit për ata ish-të dënuar që kanë vuajtur vetë dënimin gjatë regjimit komunist, si dhe familjarëve të tyre, nëpërmjet gjetjes së mekanizmave eficientë” vlerëson Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

I njëjti institucion bën me dije se objektiv i ndryshimeve është përmbyllja përfundimtare e procesit të dëmshpërblimit për ata ish-të dënuar që kanë vuajtur vetë dënimin gjatë regjimit komunist, ende në jetë. Së dyti heqja e raportit të përcaktuar të fondit të miratuar, ku 70% i vihej në dispozicion kategorisë parësore dhe pjesa tjetër i shpërndahej kategorisë së trashëgimtarëve.

Po kështu do të bëhet dëmshpërblimi i plotë, për të gjithë ata ish të dënuar, të cilët janë ende në jetë, por që për shkak të kufizimeve aktuale të kuadrit ligjor në fuqi, ku përcaktohet ndarja e shumës së dëmshpërblimit në 8 këste, me vlerë maksimale 1 000 000 lekë, nuk kanë marrë gjithë shumën e miratuar të dëmshpërblimit. Ndërkohë që, ekzistojnë subjekte parësore, të cilat e superojnë këtë vlerë (8 x 1 000 000 lekë).

Gjithashtu, ky projektligj synon të trajtojë ato subjekte përfituese, vlera totale e miratuar për të cilët është deri në 1.000.000 lekë, duke krijuar mundësinë që të likuidohen në një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit. /Monitor

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY