Parashikimi i motit, një e enjte me kthjellime dhe temperatura në rritje

Parashikimi i motit, një e enjte me kthjellime dhe temperatura në rritje

151
0
Shares

Territori shqiptar mbetet gjatë gjithë ditës në kushtet e motit të kthjellët përjashtuar Verilindjen dhe zonat Lindore ku pasditja fuqizon vranësirat duke gjeneruar shira të përkohshëm.

Vendi ynë sot do të ketë kryesisht mot pjesërisht të qëndrueshëm.19 korrik,  moti karaktezohet nga alternime kthjellimesh përgjate Ultësirës perëndimore  dhe vranësira  të pakta deri në mesatare në zonat malore.

Orët e mbrëmjes dhe gjatë natës vijojnë me kthjellime e vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar do ketë ekstremi Verilindor i Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë me rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshime të ndjeshme të vlerave termike.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/28°C
Zonat e  ulëta           19/32°C
Zonat  bregdetare    21/32°C

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY