Batuta e Genc Rulit:”Nuk kthehem në politikë pa mbaruar bahçen dhe pa...

Batuta e Genc Rulit:”Nuk kthehem në politikë pa mbaruar bahçen dhe pa mbjell pemët”

76
0
Shares

Kritikët e Bashës, ish-ministrat Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj u takuan ditën e sotme në zyrën e kryedemokratit, dhe pas takimit, Ruli nuk u kursye në batuta apo ironi.

Mustafaj tregoi për “News 24” se biseda me Bashën ishte informale. Ndërsa Ruli, i pyetur nëse do të kthehej në politikën aktive pas 1 viti e gjysëm mungesë, u shpreh se nuk kthehet pa mbaruar bahçen dhe pa mbjellë pemët. “Biseduam të gjitha gjërat që mund te bisedohen në një takim informal”, u shpreh Mustafaj.

“Nuk kam asnjë detyrim. Pa mbaruar bahçen dhe pa mbjell pemët nuk kthehem në jetën aktive”, – u shpreh me ironi Ruli. “Nuk mendoj se kam aq shumë mend tu jap këshilla të tjerëve kam eksperiencë sa për vete. Shkëmbim bisede mes miqsh si i sheh ai si i shohim ne”, shtoi Ruli.

Sali Berisha nuk mungoi ne takim që Lulzim Basha pati me dy prej themeluesve të PD, të cilët nuk ja kanë kursyer kritikat lidershipit demokrat pas hartimit te listave dhe humbjes se zgjedhjev

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY