Zëri i Dua Lipa, kolona muzikore e filmit ”James Bond”

Ndaje

Dua Lipa është e përzgjedhura për të kënduar kolonën zanore të filmit “James Bond”.Zgjedhja për këngëtaren shqiptare duket ka qënë e vetë regjisorit të “James Bond”, Danny Boyle. 

Dua vetëm 22-vjeç sfidoi dhe Adelen, që e ka kënduar më herët kolonën zanore të “Skyfall”.

Dua ishte pretendentja jonë kryesore që në fillim të projektit të radhës së agjentit 007, për të cilin deri më tani kemi punuar në titullin “Bond 25”, dedikuar prodhimit të 25 ndër vite të agjentit James Bond”, thotë Boyle.

Kolona zanore e filmit “James Bond” ka luajtur një rol të madh gjatë prezantimit të tij dhe çdo film, që nga i pari në vitin 1962, ka patur këngën e tij.

Për herë të parë kolonën zanore të James Bond “We have all the time in the World” e ka kënduar Louis Armstrong e pas tij me radhë emrat më të suksesshëm të muzikës botërore si Paul McCartney, Tom Jones, Nancy Sinatra, Adele, Madonna, Tina Turner, Duran Duran, Alicia Keys dhe Sam Smith, në filmin e fundit “Spectre”.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje