Tatimet, del lista me dokumentat që dorëzohen online

Tatimet, del lista me dokumentat që dorëzohen online

131
0
Shares

Qytetarët dhe bizneset nuk do të duhet të paraqiten më pranë zyrave të administratës publike për të dorëzuar një sërë dokumentesh.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të reformës së deregulimit, si një nga nismat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare, për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike, bën me dijë se dokumentet e më poshtme, tashmë do të merren vetëm përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.

 Dokumentet që nuk duhet të dorëzohen më në zyrat e administratës publike, janë:

Qytetarët

• Certifikatë familjare
• Certifikatë personale
• Certifikatë nga akti i martesës
• Certifikatë nga akti i vdekjes
• Certifikatë nga akti i lindjes
• Karta e shëndetit
• Vërtetim për lejen e drejtimit të automjetit
• Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit
• Vërtetim si punëkërkues i papunë
• Vërtetim pensioni
• Vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi
• Vërtetim për pagesën e kontributeve për individin
• Konfirmim i gjendjes aktive të mjetit
• Çdo dokument tjetër që e disponon vetë shteti

Biznesi

• Vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti
• Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
• Vërtetim për pagesë detyrimesh
• Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
• Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
• Ekstrakt i thjeshtë
• Ekstrakt historik
• Vërtetim për regjistrimin e investitorit
• Certifikatë regjistrimi
• Çdo dokument tjetër që e disponon vetë shteti

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave, për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, një shërbim cilësor për të gjithë tatimpaguesit./Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY