Ligji për shembjen e teatrit/Flet Presidenti Meta, çfarë siguron ai …

Ligji për shembjen e teatrit/Flet Presidenti Meta, çfarë siguron ai …

70
0
Shares

Pas apeleve të shumta të opozitës për presidentin, që të mos e dekretojë ligjin për shemben e teatrit, vjen dhe reagimi i presidentit.

Ditën e sotme, pas përfundimit të takimit për Aleancën për Dhurimin e Gjakut, Ilir Meta nuk u ka shpëtuar dot pytjeve të gazetarëve të cilët i kanë bërë pyetjen nëse do e dekretojë ligjin apo jo.

Ilir Meta është përgjigjur duke u thënë se akoma nuk  mund të prononcohet për këtë gjë, pasi po shqyrtohet dhe verifikohet.

Meta tha se nuk do të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm, ndërsa theksoi se do t’i përmbahet përgjegjësive të presidentit ashtu sic ai nuk është ndikuar në asnjë rast tjetër.

“Dua t’ju siguroj se në çdo vendim, nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë atyre përgjegjësive që ka presidenti në mbajtjen e qëndrimeve të tilla”, tha Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY