DETAJE/I goditi rrufeja, kush ishte familja ku humbi jetën njëri prej anëtarëve

DETAJE/I goditi rrufeja, kush ishte familja ku humbi jetën njëri prej anëtarëve

102
0
Shares

Incidenti i djeshëm ku rrufeja goditi anëtarët e familjes i mori jetën gruas dhe la të plagosur 2 të tjerët. Kjo ishte e pazakontë për atë zonë, pasi rrufetë nuk kishin goditur asnjëherë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Suka të njësisë Dajç në mesditë, kur familja po punonte në tokën e tyre bashkë me një traktor. E vdekur mbeti menjëherë Veronika Luka, 53 vjeçe ndërsa bashkëshorti i saj Cin Luka 50 vjeç dhe Ndok Vija 60 vjeç kanë mbetur të plagosur. Ambulanca e Spitalit Rajonal të Shkodrës mbërriti pak minuta pas goditjes, duke mundësuar transportimin e dy personave të plagosur për t’i dhënë ndihmën e parë.

Por si kishte ndodhur ngjarja?

Tre personat, viktima dhe dy të tjerët që mbetën të plagosur, po punonin me një traktor kur papritur një rrufe ka shkrepur nga qielli. Fuqia e elektricitetit ka bërë që traktori të përfshihet nga flaka menjëherë, ndërsa 53- vjeçarja Veronika Luka nuk ka arritur ta përballojë atë goditje të fortë, shkruan Panorama.

Vetëm pak momente ka mjaftuar që koha të ndryshojë duke bërë që në mes të arës në Suka të shkrepë rrufeja duke sjellë këtë ngjarje të rëndë. Tre personat po transportonin ushqim për bagëtitë nga ara drejt banesave të tyre në momentin kur ka rënë rrufeja.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa prej familjarëve të tre personave, por edhe bashkëfshatarë të tjerë për t’u ardhur në ndihmë. Sapo janë njoftuar se çfarë ka ndodhur, të gjithë janë angazhuar për të shkuar aty dhe për të dhënë ndihmën e tyre. Megjithatë 53- vjeçarja Luka ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY