FOTO/Mediat ‘pengohen’ të transmetojnë mbledhjen e komisioneve, i gjobitin para Kuvendit

FOTO/Mediat ‘pengohen’ të transmetojnë mbledhjen e komisioneve, i gjobitin para Kuvendit

55
0
Shares

Me siguri e keni vënë re që kur ka mbledhje të komisioneve apo protesta, makinat e mediave qëndrojnë para Kuvendit për të transmetuar gjithçka live, mirëpo sot mediat janë përballur më një “surprizë” aspak të këndshme.

Mjetet e mediave që po mundësonin transmetimin e mbledhjes së sotme të Komisionit të Medias dhe Ekonomisë janë gjobitur nga policia. Edhe pse prej vitesh ai vend ka qenë si “parkim” provizor dhe i mirëkuptuar për median, sot ata janë gjobitur megjithëse Kuvendi nuk ka krijuar një vend të posaçëm për median.

Ky rast flagrant është bërë publik nga deputeti Flamur Noka, i cili u shpreh se largimi i mediave nga para Kuvendit është bërë me qëllim që komisionet të mos transmetoheshin./JOQ

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY