Rama mashtroi në Samitin e Londrës,koncesionet e PPP-ve po jepen me ofertë...

Rama mashtroi në Samitin e Londrës,koncesionet e PPP-ve po jepen me ofertë të pakërkuar

62
0
Shares

Është zhvilluar gjithashtu ditën e hënë dhe mbledhja e komisionit të Ekonomisë. Deputetja demokrate Jorida Tabaku u fokusua tek angazhimi i kryeministrit Rama në Samitin e Londrës për transparencën me Partneritetin Publik-Privat.

Sipas saj, kryeministri “ka ngritur korrupsionin në sistemin e tij të qeverisjes”. Në samitin e Londrës ai  bëri show duke pretenduar se konkurrenca në tregun aktual është rritur.

Por si mund të ketë garë dhe konkurrencë kur të gjitha koncesionet e PPP-ve po jepen me ofertë të pakërkuar? Kur koncesioni i PPP-së së Teatrit po jepet me një ofertë të pakërkuar të bërë nga një biznes i cili pretendonte se kishte tokë kufitare me teatrin dhe kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të kemi garë kur projekti 1 miliard euro, nga 7 projekte, 4 janë bërë me ofertë të pakërkuar deri tani? Si ka mundësi që të gjitha koncesionet që janë dhënë në shëndetësi janë të gjitha me ofertë të pakërkuar”, tha Tabaku.

Ndërkohë disa ditë më parë, deputetja reagoi dhe në rrjetin e saj facebook në lidhje me sjelljën e Ramës. Sipas saj,Rama paska firmosur dje një kontratë në Samitin e Londrës ku është betuar për luftë kundër korrupsionit. E gjitha kjo është në funksion të spektaklit dhe shfajeve që Rama I ka pa TVSH.

Nuk ka nevojë për një kontratë të tillë kur ligjet e vendit garantojnë transparencë. Por, synimi kryeministrit është krekosja majë korrupsionit që vetë ka ligjëruar, normatuar dhe ngritur në sistem.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY