Pse PS kërkon 8 vite më pas paratë e Bankës Kombëtare për...

Pse PS kërkon 8 vite më pas paratë e Bankës Kombëtare për blerjen e hotel Dajtit

89
0
Shares

Mazhoranca dhe PS kërkuan sot pas 8 vitesh një transaprencë edhe më të thellë në lidhje me blerjn e hotel Dajtit nga ana e Bankës së Shqipërisë para tetë vitesh.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i kërkoi Kontrollit të Lartë të Shtetit që të thellojë auditimin dhe hetimin e çështjes së blerjes së Hotel Dajtit në kushtet e emetimit të monedhës.

Kërkesa është bërë në rezolutën që ky komision miratoi për veprimtarinë e KLSH-së, bazuar në një audit të mëparshëm që organi më i lartë i kontrollit të institucioneve publike ka bërë në Bankën e Shqipërisë.

Auditi i KLSH-së nuk është bërë ende publik, por në bazë të rezolutës së miratuar në këtë seancë bëhet fjalë për blerjen e godinës nga ana e Bankës Qendrore në vitin 2010 me një vlerë prej 30 milion eurosh. KLSH dyshon se janë emetuar para enkas për blerjen, duke shkelur rregullat. Përveç kësaj Komisioni i Ekonomisë kërkoi rihapjen e një auditi të plotë të ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.

Kërkesa e vonuar e PS habit shumëkënd por nuk ka lidhje me dëmin e mundshëm qëështë shkatuar apo shkelje të ligjit. Është e lidhur me presionin që qeveria po i bën opozitës dhe grupeve rreth saj për të hequr dorë nga bllokimi apo pengimi i biznesit shumë milionësh tek kullat e teatrit.

Sa herë që opozita përforcon një cështje dhe sa herë cështja nis të marrë rrugë në favot të publikut, socilaistët gërmojnë në dosje për të shantazhuar. Cështja e parave të shpenzuara nga BSH për blerjene hotel Dajtit është një biznes mes institucioneve publike; BSH dhe ministria e Ekonomisë. Fundja nëse ministria ia hedh Bankës qendrore apo kjo e fundit ia hedh ministrisë nuk është njësoj si kompania Fusha t’ia hedhë bashkisë, dhe kjo e fundit të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm atyre të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY