OBSH/Varësia ndaj seksit, njësoj si të jesh i sëmurë mendor

OBSH/Varësia ndaj seksit, njësoj si të jesh i sëmurë mendor

115
0
Shares

Varësia ndaj seksit është njëlloj si një sëmundje mendore. Për të parën herë, çrregullimi seksual komulsiv hyn në listën e problemeve mendore të Organizates Botërore të Shëndetsisë.

Ky vendim ka ngjallur jo pak skepticizëm në botën akademike, sipas të cilëve, nuk ka prova shkencore të mjaftueshme për ta vërtetuar.

Sipas listës së hartuar, që do të hyjë në fuqi zyrtarisht në vitin 2022 pas pranimit edhe nga Asembleja e OBSH, ky çrregullim karakterizohet nga paaftësia për të kontrolluar impulset seksuale, të cilat janë të shpeshta dhe intensive. Gjithashtu ndër simptomat listohet edhe varësia ndaj aktivitetit seksual, i cili merr rol kryesor në jetën e një personi, duke e bërë të heqë dorë nga interesa të tjera dhe të rezultojë pa sukses kontrolli i dëshirave.

Gjithashtu, kjo varësi që të diagnostikohet si sëmundje mendore, duhet të ketë një ecuri të paktën prej 6 muajsh. Kujtojmë se OBSH futi në listën e çregullimeve mendore edhe varësinë ndaj videolojërave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY