”Na kishte 8 mijë euro borxh”, vrasësi në polici rrëfehet për vrasjen...

”Na kishte 8 mijë euro borxh”, vrasësi në polici rrëfehet për vrasjen e laçianit

127
0
Shares

Borxhi prej 8 mijë eurosh është shkaku pse Kejsi Hysa u vra dhe u gropos nga  Hysni Rama tashmë i arrestuar.

Ka qënë vetë i arrestuari që ka pranuar krimin në polici pasi u kap dje nga policia ndërkohë që tjetri është shpallur në kërkim. Ai ka treguar se afati i kthimi të lekëve kishte kaluar. Kejsi Hysa e kishe kërcënuar se do ta vriste dhe e kishte sharë dhe nga këtu ishte organizuar një takim në Laç.

Pasi të tre shkuan në fshatin Nikël, debati ka degraduar me të shara dhe ofendime,duke bërë që Kejsi Hysën ta qëllonin me dy plumba pas shpine dhe më vonë ta groposnin për të humbur gjurmët.

Ai u denoncua si i humbur nga prindërit e tij dhe pas bërjes publike në faqen e ish kryeministrit Berisha, policia filloi të hetonte. 34-vjeçari Kejsi Hysa ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Edmond Theodhori në korrik të vitit 2015, në Ksamil.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY