Ndodh në Shkodër/Në gjendje të dehur dhe pa patentë, përplaset me makinën...

Ndodh në Shkodër/Në gjendje të dehur dhe pa patentë, përplaset me makinën e policisë

88
0
Shares

Një gjendje të dehur dhe pa patentë duke drejtuar një mjet BMW. Jo vetëm kaq, por përplaset edhe me mjetin e policisë. Madje, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë.

Përfundimi: arrestohet në flagrancë. Ka qenë ky fati i një 33- vjeçari në Shkodër, ndërsa detajet e ngjarjes i jep policia e Shkodrës në komunikatën për mediat.

“Më datë 13.07.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S.F., vjeç 33, banues në fshatin Toplanë, Vau Dejës, pasi më datë 12.07.2018, në fshatin Hot i Ri, duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi mjetin tip “BMË”, është përplasur me mjetin e policisë, si dhe për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY