Botërori 2018/Finalja e vogël Belgjikë-Angli, kush merr vendin e tretë

Përpara se të njihemi me fituesin e këtij botërori, sot është radha për finalen e vogël, sfidën për vendin e tretë, që do të diskutohet mes Belgjikës dhe Anglisë, dy skuadrat gjysmëfinaliste të kompeticionit.

Kjo sfidë do të startojë në orën 16:00, në Shën Petërsburg dhe do të jetë e vetmja përballje në këtë Botëror, që zhvillohet për herë të dytë. Kjo pasi Belgjika dhe Anglia ishin së bashku në grupin G dhe u ndeshën me njëra-tjetrën më 28 Qershor.

Këtë herë dy skuadrat vijnë në një situatë tërësisht ndryshe, dhe shumë të nervozuara për faktin që i ndau fare pak nga finalja e madhe.

Natyrisht që shumë do të varet nga motivimi i lojtarëve në fushë, të cilët tashmë kanë filluar të mendojnë edhe për pushimet, por për emrat që pritet të zbresin në fushë, pritet të jetë një sfidë mjaft interesante, që do të dhurojë spektakël.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje