FOTO/Urimi i vecantë i nënës për Cristiano Ronaldon pas kalimit te Juventus

FOTO/Urimi i vecantë i nënës për Cristiano Ronaldon pas kalimit te Juventus

72
0
Shares

Cristiano Ronaldo mori vëmendjen e të gjithëve me kalimin tek Juventus, ku disa e kritikuan, ndërsa të tjerë u gëzuan për këtë ndryshim.

Si gjithmonë, ai ka miratimin e familjes për cdo vendim që merr në jetë. Dolores Aveiro, nëna e Cristianos e ka mbështetur në cdo gjë që ka bërë, prandaj nuk ka munguar urimi për këtë aventurë të re që do nisë i biri.

Me anë të një postimi në Instagram ku shfaqen të lumtur, ajo ka shkruajtur një urim për kampionin e saj: “Të uroj gjithë të mirat në aventurën tënde të re.”

Një tjetër foto tregon darkën buzë pishine me të gjithë familjen, miqtë më të mirë, e padyshim partneren e tij Georginën, që s’mund të mungonte.

Cristiano do të mbërrijë të hënën në Torino, ndërkohë që tifozët do të duhet të presin edhe pak kohë për ta parë në fushë me bluzen bardhezi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY