Anija ‘e arratisur’/ Kroacia bllokon me vendim gjykate anijen dhe...

Anija ‘e arratisur’/ Kroacia bllokon me vendim gjykate anijen dhe sekuestron mallin e saj

66
0
Shares

Anija ”Sea Scanner” u largua pa sinjal dhe pa njoftuar nga Porti i Durrësit në orën 2  të natës duke ngritur dyshime mbi atë çka ajo transportoi.

Ajo u sinjalizua se po drejtohej drejt brigjeve të Kroacisë. Njoftohemi se sot  me vendim gjykate , Kroacia ka bllokuar anijen “Sea Scanner”, që u largua pa leje nga Porti i Durrësit.

Gjykata e Rijekes ka vendosur sekuestro të anijes dhe 195 mijë euro garanci për pronarin, pasi ka shkelur kodin detar.

Anija “Seascaner” me flamur të Sierra Leones kishte sjellë me 26 qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës. Drejtues të Portit Durrës sqaruan se pas shkarkimit të sasisë 5500 tonë, drejtuesit e anijes hynë në konflikt me pritësin e mallit, i cili nuk pranoi të merrte pjesën e mbetur prej 500 tonë kripë, pasi ajo ka qenë përzier me qymyr.

Ndërkohë që vetëm dje, një denoncim i një inspektori në Portin e Durrësit, tregonte se kjo anija kishte sjellë cigare kontrabandë dhe ndaj i kishte shkarkuar natën për të mos u ndjerë. Gjithsesi do të duhet të presim nga kontrollet për të verifikuar se çfarë vërtet kishte anija.

Por subjekti dërgues dhe transportues që është kompania “Sea Scanner Logistics”, rezulton se ka probleme me siguracionin e mjetit dhe rrjedhimisht probleme në mbulimin e dëmshpërblimit.

Pronari i subjektit shqiptar, për llogari të të cilit ishte ngarkesa me kripë, ka denoncuar në polici vjedhjen flagrante të ngarkesës së mbetur në anije dhe mungesën e reagimit të strukturave shtetërore, që mbrojnë sigurinë portuale dhe kufitare në Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY