Kapja e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, dy kompanive i...

Kapja e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, dy kompanive i sekuestrohen 140 mln lekë

74
0
Shares
Arber Cekaj

Janë sekuestruar këtë të enjte asetet dhe paratë e dy kompanive të përfshira në trafikun më të madh të drogës, të regjistruar ndonjëherë në portin e Durrësit, sasisë së madhe prej plot 613 kilogramësh kokainë që u kapën disa javë më parë në qytetin bregdetar.

“Forca e Ligjit”, sekuestrohen llogari bankare të dyshuara kriminale të grupit të kokainës së kapur në Durrës

Në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit “Last Snow” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.

Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.
Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta.”-njofton policia.

Kujtojmë se sasia e madhe e kokainës u gjet në fund të muajit shkurt të këtij viti, e ardhur nga Kolumbia. Ngarkesa ishte futur në një kontenier me banane, dhe porosinë e kishte kryer kompania “Arbri Garden”. Droga ishte fshehur në një dysheme të fshehur (dyfishtë) në kontenier. Policia në atë kohë vuri në pranga drejtuesin e kamionit, menaxherin e kompanisë Arbri Garden si dhe shpalli në kërkim pronarin Arbër Çekaj. Ky i fundit ishte larguar në Gjermani dhe u arrestua në bashkëpunim me autoritetet gjermane në muajin maj në një provincë pranë Dusselforfit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY