Dhuna ndaj taksistit të licensuar, protestë para bashkisë dhe spitalit të Vlorës

Dhuna ndaj taksistit të licensuar, protestë para bashkisë dhe spitalit të Vlorës

82
0
Shares

Dhunimi i një kolegu dy ditë më parë nxori në protestë para bashkisë dhe spitalit të Vlorës taksistët e licencuar.

Një përfaqësi e tyre u takua me kryebashkiakun e Vlorës dhe drejtuesit e policisë së qarkut, të cilëve taksistë e licensuar u kërkuan goditjen e aktivitetit të paligjshëm të taksive pirate që veprojnë në qytetin bregdetar.

Dritan Leli: Heqim nga qyteti këtë plagë të rëndë të krijuar me vite.

Më herët teksa qëndruan të heshtur para spitalit të Vlorës, taksistët thanë se çdo ditë janë të rrezikuar nga rastet e dhunës. Ata kërkuan nga policia të hetojë deri në fund goditjen e kolegut, autori i të cilës është lënë i lirë

TaksistNë Shqipëri nuk paguhen rregullat dhe ligjet.

Taksisti Krenar Betaj u dhunua dy ditë më parë nga një person që punonte si taksi e palicencuar në lagjen 24 Maji të qytetit bregdetar.

Ai qëndron ende në spitalin rajonal ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa ngjarja riktheu edhe një herë debatin për aktivitetin e paligjshëm të taksive pirate që ushtrojnë aktivitetet në qytete të ndryshme të vendit, çka herë pas herë ka nxitur protesta nga shoqatat e taksive të licencuara.

/Ora

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY