Arta Marku tek komisioni i ligjeve/ Paloka: Me çfarë tagri e keni...

Arta Marku tek komisioni i ligjeve/ Paloka: Me çfarë tagri e keni thirrur Markun?

89
0
Shares

Sot në komisionin e Ligjeve është zhvilluar seanca në të cilën janë thirrur ministrja e drejtësisë dhe kryeprokurorja e përkohëshme Arta marku për të rapororuar mbi gjendjen aktuale të ligjeve të drejtësisë në vend. Arta Marku  është thirrur për të raportuar mbi gjendjen e kriminalitetit në vend.

Por pasi mbaroi seanca për ministren, ka nisur  me përplasje dhe debat mes mazhorancës dhe opoziëes seanca për Arta Markun. Opozita më herët ka kërkuar me anë të një letre drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruci anulimin e mbledhjes për shkak u shkel rregullorja për nga mënyra si është thirrur.

Pasi kreu u komisionit Ulsi Manja tha “kemi ftuar Prokuroren e Përgjithshme”, opozita reagoi menjëhere duke thënë: “është e përkohshme”.

Deputeti demokrat Edi Paloka tha “ajo nuk përfaqeson një institucion kushtetues se është zgjedhur me 69 vota. As gjithë votat e mazhorancës nuk ka marrë”, u shpreh ai teksa iu drejtua Markut “me çfarë tagri e keni thirrur Markun?”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY