VIDEO/Rama dhe Tsipras takohen ne Londër, nuk ka ende datë për mbylljen...

VIDEO/Rama dhe Tsipras takohen ne Londër, nuk ka ende datë për mbylljen e negociatave

66
0
Shares

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Greqisë Alexis Tsipras zhvilluan sot një takim, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Londër.

Dy kryeministrat diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe rreth negociatave mes dy vendeve mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm respektive. Ata vlerësuan ecurinë e negociatave dhe arritjet e deritanishme, thuhet në një njoftim të qeverisë.

Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti, njofton zyra e Kryeministrit Rama.​

Tsipras ka shtyrë dy herë deri tani një vizitë në Shqipëri për shkak të mungesës së rezultatit në bisedime. Prej disa javësh mes ministrisë së Jashtme shqiptare dhe Presidentit Meta po zhvillohet një komunikim i vështirë në lidhje me arritjen e negociatave.

 

Londër – Me kryeministrin Alexis Tsipras

Publiée par Edi Rama sur Mardi 10 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY