LAJM I FUNDIT/ Përfundon me sukses operacioni i shpëtimit, dalin të 12...

LAJM I FUNDIT/ Përfundon me sukses operacioni i shpëtimit, dalin të 12 fëmijët

60
0
Shares

Në Tajlanë rinisën operacionet e shpëtimit për pjesën e mbetur të  futbollistëtve dhe trajnerin e tyre të mbetur në shpellën e Tham Luang. Tashmë operacioni i shpëtimit u finalizua me sukses duke nxjerrë të gjithë fëmijët së bashku me trajnerin e tyre.

Të dielën dhe të hënën u nxorën tetë djem të tjerë, të cilët janë në gjendje të mirë.Katër prej tetë djemve të nxjerrë të dielën nga shpella Tham Luang patën mundësinë të shihnin prindërit e tyre: për shkak të frikës nga infeksionet, ende të dy grupet ishin në ambiente të veçanta të ndara nga një vetratë.

Dymbëdhjetë djem, të moshës 11 deri në 16 vjeç, dhe trajneri i tyre kanë qenë duke eksploruar shpellën Tham Luang më 23 qershor, kur janë bllokuar brenda, si pasojë e përmbytjeve nga shirat. Ata janë zbuluar të gjallë javën e kaluar.

Një ekip prej 90 zhytësish – 40 nga Tajlanda dhe 50 nga jashtë – morën pjesë në operacionin e shpëtimit që ka nisur qysh të dielën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY