3.4 mln eurot në Toyota/ Padia e Ballës për Bashën kalon në...

3.4 mln eurot në Toyota/ Padia e Ballës për Bashën kalon në Gjykatën e Shkallës së Parë

76
0
Shares

Më 24 qershor, në portin e Durrësit u kapën 3.4 milionë euro në dy makina Toyota. Ndërkohë që tre ditë më herët nga ajo datë, kreu i PD-së kishte akuzuar se paratë që po mbërrinin, kishin miratimin e Taulant Ballës. Pikërisht kjo e ‘frikësoi’ Ballën ndërsa reagoi direkt me paditje për shpifje në gjykatë.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot që padia e Taulant Ballës ndaj Lulzim Bashës për shpifje, të kalojë për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Vendimi u mor gjatë seancës së sotme, ku u paraqit vetëm kreu i grupit parlamentar të PS-së. Kreu i PD-së kishte njoftuar se nuk ndodhej në Shqipëri.

“Lulzim Basha iu shmang edhe njëherë gjykatave, duke thënë se nuk ndodhej në Shqipëri. Unë nuk do të përballem me punonjës të tjerë, por me vetë Lulzim Bashën, në sallën e gjyqit. Atij i takon përgjegjësia për të mbrojtur deklaratat shpifëse që ka bërë në lidhje me implikimn tim në çështjen e kapjes së 3.4 milionë eurove në makinat Toyota, në portin e Durrësit. Do të jetë një proces i gjatë, por ftoj Bashën të vijë dhe të përballemi në gjykatë, për ato akuza që ka ngritur ndaj meje”, deklaroi Balla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY