Rikthimi i Majkos në Kuvend/ Lesi: ”Majko i bëri shurr*n vetë zjarrit...

Rikthimi i Majkos në Kuvend/ Lesi: ”Majko i bëri shurr*n vetë zjarrit që ndezi”

86
0
Shares

Nikoll Lesi botuesi i ‘’Koha Jonë’’ ka reaguar sot  në lidhjen me shfaqjen e Pandeli Majkos në vendin e ministrave, gjatë seancës së sotme parlamentare.

Sipas Lesit, nëpërmjet një shkrimi të tij, ai thotë se  Majko pas dorëheqjes që i dha Ramës, menjëherë pas sherrit në seancën për prishjen e Teatrit Kombëtar, u mbyll në shtëpi dhe refuzoi çdo ofertë, që të tërhiqte dorëheqjen.

Por ditën e sotme, ai bëri shurrën zjarrit që ndezi-shkruan Nikoll Lesi.Rama dhe Majko u përplasën me njëri-tjetrin në Kuvend, ditën kur PS-ja kaloi e vetme projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Reagimi i plotë:

Pandeli Majko bëri zhurmë me ikjen nga salla e Kuvendit, javën e shkuar, kur nuk votoi projektligjin për shëmbjen e Teatrit Kombëtar. U pa live nga të gjithë sherri me kryeministrin Rama dhe kërcënimi që i bënte Edi Rama në sallën e Kuvendit. Majko iku në mesnatë dhe të nesërmen paraqiti dorëheqjen nga kabineti qeveritar. Kryeministri nuk ia pranoi.

Më pas Pandeli Majko nuk u paraqit në zyrë dhe u mbyll brenda në shtëpi. Trokitën dhe telefonuan deputetë dhe miq të tij që ti kthenin mendjen, por ai ishte i vendosur.

Burime mediatike tregojnë se edhe disa biznesmenë insistuan ti ndryshonin mendjen. Në qeveri e në PS thonin nën zë se ” na nxori telashe ky…”.

Në momentin që në rrjete sociale po e lavdëronin për veprimin dinjitoz e burrnor, këtë të hënë, Pandeli Majko hyri në sallën e Kuvendit. Eci ngadalë si ecën ai, plot me barrë mendimesh për Shqipërinë dhe Rajonin e Ballkanit, dhe u ul te karrika e tij ministrore në Kuvend.

Kaq e kishte Majko! Ndezi flakën e kundërshtimit ndaj Rilindjes dhe arrogancës së Kryeministrit, por sot i bëri shurrën vetë zjarrit që ndezi.

Majko është prapë ministër!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY