Betimi i presidentit Erdoğan, Rama dhe Thaçi nuk mungojnë në ceremoni

Betimi i presidentit Erdoğan, Rama dhe Thaçi nuk mungojnë në ceremoni

244
0
Shares

Në mesin e pjesëmarrësve të ceremonisë ku Erdogan do të betohet nuk do të mungojnë as presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në “Ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit të Turqisë”, Recep Tayyip Erdoğan do të marrin pjesë 22 presidentë, 28 kryeministra dhe krerë parlamentarë si dhe 6 sekretarë të përgjithshëm të organizatave ndërkombëtare, bëjnë të ditur burimet presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimet bëjnë të ditur se, presidenti Recep Tayyip Erdoğan nesër në ora 16.30 sipas kohës lokale do të betohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), pas së cilës do të vizitojë mauzoleun Anıtkabir.

Ndërsa në orën 18.00 do të mbahet “Ceremonia e Inaugurimit të Presidentit” me pjesëmarrjen e një numër të madh të presidentëve, krerëve qeveritarë dhe parlamentarë, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Më pas presidenti Erdoğan do të shtrojë darkë për krerët e ftuar të shteteve, qeverive dhe kuvendeve.Në mbrëmjen e njëjtë presidenti Erdoğan do të mbajë një konferencë për media, ku do të shpalosë kabinetin presidencial.

Në “Ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit” do të marrin pjesë 22 presidentë nga mbarë bota, në mesin e të cilëve nga rajoni do të jenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i Bullgarisë, Rumen Radev, Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Gjithashtu pjesë e ceremonisë do të jenë edhe 28 emra të nivelit të lartë si krerë qeveritarë dhe parlamentarë, në mesin e të cilëve do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërsa pjesë e ceremonisë do të jenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Gremonger, Komisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Komisionin Evropian, Dimitris Avramopoulos dhe shumë të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY