38 të arrestuar për trafik droge, megaoperacioni godet mafian Ndrangheta

38 të arrestuar për trafik droge, megaoperacioni godet mafian Ndrangheta

99
0
Shares

Në në orët e para të mëngjesit të sotëm janë ekzekutuar urdhëra arrestimi ndaj 38 personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, pjesëmarrje në aktivitet kriminal mafioz, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje, kërcënim e dhunë.

Një operacion i madh i antimafias italiane dhe policisë së rajonit të Kalabrisë i ka dhënë fund tetantivës së mafias kalabreze Ndrangheta. Të arrestuarit akuzohen si anëtarë të dy grupeve kriminale të mafias kalabreze Ndrangheta të klanit të Rosanos.

Aktiviteti kryesor i tyre ishte importimi i kokainës të cilësisë së pastër nga Amerika e Jugut dhe e hashashit nga Maroku e Spanja.Sapo mbërrinte në Itali, droga shpërndahej në tregjet e shitjes së saj në rajonin e Lombardisë, Piemonte e Siçili.

Hetimet e antimafias italiane kanë zbardhur se këto dy grupe kriminale ishin në një rivalitet të ashpër mes tyre, dokumentuar nga metodat mafioze të zotërimit të territorit, dhunë e kërcënim, armëmbajtje pa leje e tentativë vrasje.

Rreth mesditës Prokurori i Rexhio Kalabrias, Giovanni Bombardieri, pritet të zbardhë detajet e këtij operacioni në një konferencë për mediat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY