Reklama që joshin të vesh baste, qytetarët të zemëruar me RTSH

Reklama që joshin të vesh baste, qytetarët të zemëruar me RTSH

147
0
Shares

Dhjetra qytetarë në rrjetet sociale janë ankuar këto ditë në ldihje me transmetimin e venies së basteve direkt në televizione. Por vëmëndja më e madhe ka qënë për televizionin publik ku edhe shihen ekskluzivisht ndeshjet e botërorit.

Të gjitha kompanitë e basteve kanë shtuar reklamat por ajo cfarë ndjekësit e futbollit nuk kanë pëlqyer këto ditë janë bastet direkt në reklamë apo reklama që joshin shikuesit të luajnë, aq më tepër kur ato jepen në transmetuesin publik që mbahet pothuajse me paratë e qytetarëve.

Në disa emisione sportive të ftuarit që prezantohen si analistë të futbollit pyeten për bastet që do vënë ata ndërsa emisione të tjera që nuk kanë lidhje me sportin, moderatorët e tyre ftojnë për të hedhur baste.

Një reklamë e transmetuar ditët e fundit paraqet një aktor të njohur të humorit që paraqitet tek pika e basteve me pak lekë dhe del prej aty me pakot me para.

Reklama të kësaj natyre dhe të tjera që joshin drejt basteve janë të ndaluara edhe me ligj.

Më poshtë janë dy prej reagimeve që ka përzgjedhur redaksia e droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY