E vërteta e marrëdhënieve me Greqinë, diplomacia tragjiko-komike e rilindasve

E vërteta e marrëdhënieve me Greqinë, diplomacia tragjiko-komike e rilindasve

87
0
Shares

Bisedimet me Greqinë megjithë “terrin informativ”, duket se kanë rënë në një “pikë të vdekur”, gje që ishte e paralajmëruar nga ne. Diplomacia jonë është në vorbullin e një dështimi të ri; cdo afat kohor e objektiv i trumbetuar nga Ministria e Jashtme tashmë është tejkaluar pa rezultat.

Kjo ndodh se cdo gjë, prej pesë vitesh, po zhvillohet së prapthi, pa profesionalizëm e përgjegjësi nga Rilindja për këto marrëdhënie. Marrëdhëniet shumë të rendesishme me Greqinë, mbasi u shkatërruan qëllimisht nuk mund të arrijnë në nivelet pozitive e dinjitoze të viteve më parë me veprime aventureske, me qendrime e kërkesa të pa qarta e oshiluese, me kalime paradoksale nga përpjekjet bllokuese, tek servilizmat e lëshimet “vomituese”.

Greqia është një demokraci shumë e vjetër, me një diplomaci të konsoliduar, një partner i ynë strategjik me të cilën nuk mund të luhet me këto improvizime infantile, kërcënime e më tej lëshime ekstreme, pa stabilitet e besueshmëri.

Një politikë e tillë aspak serioze nuk mund të ketë sukses  është e destinuar të deshtojë.Ndërsa në lidhje me Marrëveshjen e Kufirit Detar sic po e tregojnë edhe zhvillimet, në këtë katraure të krijuar nga Rilindja ngel vetëm një zgjidhje dinjitoze e racionale për ne, ajo e drejtimit te Gjykata e të Drejtës në Hage, me mirëkuptim reciprok.

Kështu ndodh kur të “hyn vetja në qejf e kërkon të bësh cubin” një herë e me pas detyrohesh te kthehesh tek roli i “shërbetorit” të bindur, por ama dhe ky me dy “zotërinjë”, gjë që e komplikon edhe më shume situatën, duke krijuar nje tablo tragjiko-komike.

Fatmirësisht është e do të jetë në fuqi së paku edhe për 5 vite Traktati i Miqësisë me Greqine i realizuar ne vitin 1996, se po të ishte për rilindasit…..!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY