Fundjava në bregdet, mbyten dy persona

Fundjava në bregdet, mbyten dy persona

74
0
Shares
Foto Ilustruese

Fundjava e cila sjell që plazhet të frekuentohen nga shumë pushues, nuk ka rezultuar të ketë nisur mbarë. Brenda ditës së sotme, raportohet për dy të mbytur në dy plazhe të ndryshme.

Një pushues është mbytur në plazhin e Porto Romanos. Është njoftuar ambulanca dhe policia nga pushuesit.Pasi e kanë konstatuar viktimën që po jepte sinjal nga thellësia. Kanë hyrë vetë pushuesit për ta nxjerrë, por pa mundur që ta shpëtojnë.

Ndërkohë pak orë më parë, u raportua për një tjetër person të mbytur. Ai është gjetur i mbytur në zonën e Curilave në Durrës. Mendohet se personi është rreth 70 vjeç dhe i përket seksit mashkull.Dyshohet se burri është mbytur në det dhe dallgët e kanë nxjerrë trupin në breg.

Nëse ky bilanc do te jetë ende i tillë në vazhdim, duhet të sinjalizohen autoritetet përkatesë për të rritur masat e sigurisë në plazhe, në mënyrë që të shmangen situata të tilla, me humbje jete. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY