FIER/Shpërndanin heroinë, iu sekuestrohen eurot dhe makina (FOTO+EMRAT)

FIER/Shpërndanin heroinë, iu sekuestrohen eurot dhe makina (FOTO+EMRAT)

155
0
Shares

Kapen 3 persona në flagrancë të cilët shpërndanin lëndë narkotike nga qyteti i Fierit drejt qyteteve të tjera.

Njoftimi i plotë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në Vlorë vinin persona prej qytetit të Fierit të cilët shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Circle”.

Si rezultat janë kapur dhe arrestuar në flagrancë, shtetasit:

Jetnor Xhelalalj, 48 vjeç, lindur dhe banues në Visokë-Fier,

Ardian Merdani, 44 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier, (iu sekuestruan në banesë 17 doza kanabis),

Reni Hasanaj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier.

Këta shtetas e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal të shpërndarjes së heroinës kryesisht pranë poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë.

Në momentin e kapjes nga Policia, shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 420 doza heroinë, 2000 dollarë të falsifikuar, 25 tableta metadon, 1 peshore elektronike si dhe mjeti tip ”Audi”, me të cilin qarkullonin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe “Falsifikimi i monedhave”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 183 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY