VIDEO/I thanë ”Ke frikë të jesh njeri”, humb jetën për t’iu treguar...

VIDEO/I thanë ”Ke frikë të jesh njeri”, humb jetën për t’iu treguar të kundërtën

82
0
Shares

Një adoleshent pakistanez u mbyt ndërsa përpiqej të regjistronte një video pranë një lumi që rridhte me shpejtësi. Sheraz Khan, 19 vjeç, shkoi në lumin Swat, në veri të vendit, për një piknik me kushëririn e tij Yaseen Khan dhe xhaxhain Khan Muhammed.Studenti i inxhinierisë elektrike, nga Karaçi, i cili ishte i frikësuar nga uji, hyri në skajin e shkëmbinjve pranë lumit të fryrë.

Video tregon adoleshentin të afrohet me lumin, para se të rrëshqiste në sipërfaqen e lagësht dhe të binte. Momentet pikëlluese u kapën në smartfonin e Yaseen. I afërmi i shkatërruar tha:

‘Gjatë gjithë udhëtimit ai më pengoi të dilja afër lumit.Ai ishte shumë i frikësuar nga lumi. Ngaqë e tallnin duke i thënë “ke frikë, të jesh njeri”, ndërsa ishim duke shkuar, Sheraz më kërkoi të bëja videon ku do të më tregonte se nuk kishte frikë.’

Një ekip shpëtimi nxitoi në vend brenda 10 minutave, por Sheraz ishte mbytur. Trupi i tij u nxorr mëngjesin e ardhshëm pranë Manghora, rreth 30 milje larg nga vendi ku ndodhi aksidenti.

Babai i Shera’z Ghulab Saeed ka thënë: “Frika ime më e madhe ishte kur më thanë se trupi i tij nuk është gjetur akoma.Unë iu luta Perëndisë që ta marrim trupin e tij në mënyrë që ta varrosja me duart e mia”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY