Paniku i tërmeteve, kaluam 350 goditje. Eksperti për evakumin e banorëve

Paniku i tërmeteve, kaluam 350 goditje. Eksperti për evakumin e banorëve

126
0
Shares

Eksperti në Institutin e Gjeoshkencave, Rrapo Ormeni  deklaroi se deri tani janë regjistruar mbi 300 goditje tërmeti.Rreziku i një tërmeti të fortë ka kaluar, pasi lëkundjet e tjera janë thjesht tërmete që shoqërojnë të parin me magnitudë më të madhe.

Ormeni sqaroi se duke u nisur nga tipoliogjia e tërmetit nuk parashikohet që të ketë të tjerë tërmete.

Ky tërmet është një tërmet mesatar dhe tërmete të tilla me magnitudë mbi 5 janë tëmret që shoqërohen me pas goditje, kjo sepse në goditjen kryesore nuk çlirohet e gjithë energjia e akumuluar dhe do të kërkohet të çlirohet derisa të vendoset gjendja e ekuilibirt. Çlirimi i saj kryhet nëpërmjet tërmeteve të tjera më të vegjël. Dhe kështu ka ndodhur me rastin konkret të këtij tërmeti që deri tani janë regjistruar 350 goditje nga të cilat dy prej tyre janë me magnitudë më të mëdha se 4, njëra 4.2 dhe tjetra 4.3.

Sot në mëngjes është regjistruar edhe një goditje me magnitudë 3.9. Duke u nisur nga pas goditjet, magnituda themi se kjo ka qenë goditja kryesore dhe këto janë pas goditje që vijnë duke u zvogëluar.

Është e pamundur të parashikohet tërmeti, por nisur nga tipologjia e këtij tërmeti, ky është tërmeti kryesor dhe këto janë pasgoditje që duke gjykuar në këtë drejtim nuk ka tërmete të tjera.

Eksperti tha gjithashtu se në zonën e Tiranës nuk ka pasur kohët e fundit lëkundje me këtë magnitudë, por tha se zona e Durrësit është e njohur për aktivitet sizmik.

 Ja se ka pasur tërmete me këtë magnitudë kohët e fundit në zonat rreth Tiranës. Kuptohet që kjo zonë, e Durrësit është e njohur për aktivitet sizmik. Durrësi është goditur shpesh herë nga tërmetet. Në histronë e saj kanë ndodhur mbi 6 tërmete me magnitudë mbi 6.

Ormeni sqaroi gjithashtu se nuk është e nevojshme evkauuimi i banorëve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY