Transporti rrugor publikon listat për tërheqjen e patentave, zgjidhet ngërci

Transporti rrugor publikon listat për tërheqjen e patentave, zgjidhet ngërci

994
0
Shares

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor i ka dhënë fund ngërcit në lidhje me shpërndarjen epatentave të reja për drejtuesi shqiptarë të makinave. Prej disa kohësh qytetarët edhe pse kanë aplikuar që nga marsi nuk kanë mundur që të marrin në kohë lejen e drejtimit.

DPSHTRR ka nisur të publikojë në mënyrë periodike listat për ata që mund të paraqiten të tërheqin lejen e drejtimit sipas datës kur kanë aplikuar.

Në një njoftim në faqen e saj DPSHTRR ka renditur listat sipas qyteteve dhe datës së aplikimit ku disa datojnë nga marsi I këtij viti dhe më të fundit I përkasin qershorit. Për çdo rast DPSHTRR ka bërë të qartë se për çdo problem mund të merrni zgjidhje nga institucioni duke iu shkruar në email.

“DPSHTRR, Drejtoria e Targave dhe e Shtypshkrimeve publikon Listën e Lejeve të Drejtimit gati për tu tërhequr nga qytetarët. Renditjen do ta gjeni sipas rrethit përkatës dhe datës së aplikimit. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe i ftojmë që ti drejtohen me e-mail institucionit për çdo ankesë, parregullsi apo sqarim në adresën; dpshtrr@dpshtrr.gov.al”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Listën e plotë me aplikantët që duhet të paraqiten për të tërhequr lejen e drejtimit të mjetit sipas datës kur keni aplikuar mund ta gjeni në linkun: http://ëëë.dpshtrr.gov.al/component/content/article/36-njoftime/411-lista-e-lejeve-te-drejtimit-per-tu-terhequr-nga-qytetaret

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY